Kosova, ndër vendet më të sigurta në botë për investime, njofton Kurti

Kosova është renditur në mesin e vendeve më të sigurta në botë për investime, duke zënë vendin e 26-të nga gjithsej 226 shtete, sipas Indeksit Global të Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve, të publikuar nga organizata Henley.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se ky vlerësim është dëshmi e rritjes ekonomike dhe e fuqizimit të sundimit të ligjit, sigurisë dhe stabilitetit institucional.

“Kosova në mesin e shteteve më të sigurta në botë për të investuar. Nga 226 shtete, renditemi në vendin e 26-të, sipas Indeksit Global të Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve të publikuar nga organizata Henley.

Jemi të parët në rajon në këtë indeks, si dhe shumë pozicione përpara disa shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Ky rankim i Kosovës është dëshmi e radhës e rritjes ekonomike dhe fuqizimit të sundimit të ligjit dhe sigurisë, sektorë të cilët bëjnë të mundur që të kemi ambient të përshtatshëm për të bërë biznes dhe të ofrojmë mundësi për investim në shumë fusha.

Kosova si vend i sigurt për të investuar, sipas Henley, vjen si lajm vetëm disa muaj pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e hoqi vendin tonë nga lista e Shteteve në Situata të Brishta dhe Konflikti, si dhe pak ditë pasi i njëjti institucion vlerësoi se Kosova do të vazhdojë të ketë edhe për këtë vit rritjen më të lartë ekonomike në rajon.

Përkundër krizave globale dhe sfidave të shumta nga faktorë të jashtëm, shteti ynë vazhdon të forcohet, të ofrojë kushte më të mira për zhvillim socio-ekonomik dhe investime të sigurta”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika