Osmani nga Berlini: Nëse s’ka qeveri të dielën, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra krijon shumicën

Vjosa Osmani - presidente e Kosovës.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Gjermani dhe nga atje është deklaruar për situatën politike në Kosovë.

Osmani në një intervistë për Deutsche Welle, ka thënë se rrjedhat politike në Kosovë janë të paparashikueshme dhe mund të ketë marrëveshje në orët e fundit, njofton Dukagjini.

Megjithatë, e para e vendit deklaroi se nëse nuk ka marrëveshje për qeveri të re, do t’i ftojë të gjitha partitë për konsultime, nëse ndonjëra mund të krijojë shumicën.

“Rrjedhat politike në Kosovë janë të paparashikueshme mund të ketë marrëveshje në orët e fundit dhe këtë unë nuk mund ta parashikojë, në qoftë se ka marrëveshje mund të mbahet seanca dhe mund të ketë qeveri – në qoftë se s’ka marrëveshje atëherë si presidente e vendit do t’i ftojë të gjitha partitë politike për të parë nëse ka mundësi që dikush ta krijojë shumicën, po ashtu mendoj se është herët të flasim për zgjedhje të parakohshme, por është alternativë nëse nuk krijohet shumica”, u shpreh Osmani.

Kujtojmë se në Kuvendin e Kosovës të dielën, më 26 tetor, në orën 10:00, do të mbahet seanca e jashtëzakonshme plenare për zgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Seanca për Qeverinë mbahet të dielën

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika