Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, deklaroi se mos votimi i Albin Kurti edhe për një mandat tjetër si kryeministër është mesazh për kthimin e besimit tek qytetarët.
Bajrami, në një prononcim për media, pas seancës së jashtëzakonshme u shpreh se e gjithë kjo dëshmon sipas saj paaftësinë e Lëvizjes Vetëvendosje për të qeverisur, njofton Dukagjini.
“Sot është kthyer besimi tek qytetarët. Kjo është pa aftësi e tyre. Sa i përket emrave nuk kam as një komente për emrat. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të punojmë fuqishëm që të dalim partia e parë. Nuk kemi kurrfarë interesimi që opozita të bëjnë qeveri”, deklaroi Bajrami.