Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, pas dështimit të seancës për krijimin e qeverisë së re u shpreh se Albin Kurti kishte thënë se deputetët duhet të votojnë kryetarin e Kuvendit pasi ai i kishte votat për Qeveri.
Kadrijaj, në një prononcim për media pas mbarimit të seancës, u shpreh tash vendi është në një etapë të re dhe se sipas saj saga e izolimit ka mbaruar, njofton Dukagjini.
“Sot e pranoi se ai e ka pranuar marrëveshjen e Asociacionin madje edhe aneksin e marrëveshjes. Tash është një etapë e re. Nuk ka më Qeveri Kurti 3. Kjo sagë dhe izolimi i vendit nuk do të vazhdojë”, ka thënë ajo.