Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët, me mundësi që vende-vende të ketë riga lokale shiu, veçanërisht ditën e hënë.

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se duke filluar nga dita e martë, parashikohet stabilizim gradual i kushteve atmosferike dhe rritje e ndjeshme e temperaturave ditore, kryesisht atyre të mesditës. Temperaturat minimale do të jenë paksa të ulëta në mëngjeset e para të javës, ndërsa gjatë fundjavës pritet një rritje e temperaturave maksimale.

Temperatura më e ulët gjatë javës së ardhshme pritet të jetë të enjten, -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalja më e larta pritet të jetë të premten që mund shkojë deri në 19 gradë Celsius.

Të hënën pritet të jetë moti i vranët dhe me riga shiu vende-vende. Temperaturat do të sillen nga 5 deri në 13 gradë Celsius.

Të martën është paraparë të jetë po ashtu mot i vranët por me intervale dielli. Temperatura minimale pritet të zbresë në 2 gradë Celsius ndërsa maksimalja pritet të shkoj në 13 gradë Celsius.

Të mërkurën ndërkaq është paraparë mot me diell por minimalja mund të zbresë deri në 0 gradë, ndërsa maksimalja gjatë ditës pritet të shkoj deri në 16 gradë Celsius.

Mot me diell është paraparë edhe të enjten por temperatura minimale pritet të zbresë deri në -2 gradë Celsius, derisa maksimalja të shkoj deri në 18 gradë Celsius.

Edhe të premten pritet të jetë mot me diell dhe vranësira. Minimalja pritet të jetë 2 gradë, ndërsa maksimalja deri në 19 gradë Celsius.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika