Shehu: Punimet infrastrukturore vazhdojnë në Junik, koalicioni VV-AAK forcon humbjen e tyre 

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se punimet infrastrukturore në komunë po vazhdojnë intensivisht.

Në një postim në Facebook, Shehu bëri me dije se gjatë ditës së sotme janë asfaltuar rrugë në lagjen Goqaj dhe janë zhvilluar punime edhe në rrugën e Bjeshkës.

“Sot kemi vazhduar me asfaltimin e rrugëve në lagjen Goqaj. Po ashtu kemi zhvilluar disa punime edhe në rrugën e Bjeshkës.

Shfrytëzojmë rastin të urojmë Gllogjanin për koalicionin e arritur në mes të VV dhe AAK në Junik. Në këtë mënyrë me 9 nëntor humbja e tyre nuk do të jetë për 400 vota si në rundin e parë, por do të thellohet në 700 vota.
Koalicioni ynë është me qytetarët e Junikut. Prandaj ne do të vazhdojmë me punën dhe projektet për të mirën e Junikut”, ka shkruar Shehu.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika