Prokuroria Themelore në Pejë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka realizuar në orët e hershme të së enjtes një aksion në kuadër të rastit të koduar “Vera 2024”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për kultivim dhe shpërndarje të narkotikëve lidhur me kapjen e 1 ton marihuanëve në Sverkë të Pejës në shtator të vitit të kaluar.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se arrestimi i të dyshuarave është ekzekutuar nga Njësiti Special Intervenues në rajonin e Pejës dhe Gjakovës dhe se me me urdhër të prokurorit të shtetit, tre persona e dyshuar janë ndaluar 48 orë dhe njëkohësisht janë sekuestruar dy automjete, tre telefona mobil dhe para kesh, njofton Dukagjini.
Kujtojmë se lidhur me këtë rast me herët me kërkesë të prokurorit të shtetit, janë arrestuar në Shqipëri edhe tetë persona për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.