Tomë Gashi kërkon unitet mes partive politike: Duhet të bashkëpunoni, s’kemi nevojë me ngjallë Anton Çetën 

Avokati Tomë Gashi ka komentuar thirrjen e presidente Vjosa Osmani për takim me kryetarët e partive politike, duke e vlerësuar si një hap të domosdoshëm për të shmangur paralizimin institucional në vend.

Ai ka bërë thirrje që të gjithë liderët politikë të marrin pjesë në këtë takim, duke thënë se refuzimi i pjesëmarrjes do të interpretohej si mungesë përgjegjësie ndaj qytetarëve.

Presidentja Osmani i ka ftuar kryetarët e partive në një takim konsultativ të premten në orën 12:00, në përpjekje për të gjetur zgjidhje pas dështimit të Albin Kurtit për të formuar qeverinë e re. Megjithatë, për shkak të mospërputhjeve politike, ende nuk është e qartë nëse do të caktohet një mandatar i ri.

Duke folur FIVE në TV Dukagjini, Gashi ka thënë se takimi i thirrur nga Osmani është në përputhje të plotë me rolin kushtetues të presidentes, e cila, sipas tij, po përpiqet të krijojë hapësirë dialogu mes subjekteve politike.

Mundësia për krijimin e Qeverisë, Osmani fton në takim krerët e partive politike

Ai shtoi se takimi mund të sjellë rezultat nëse palët tregojnë gatishmëri për marrëveshje dhe bashkëpunim.

“Na s’mundemi me ngjallë Anton Çetën. As s’ka nevojë për një Antin Çeta II. Kët nuk janë armiq mes veti. Kët janë kundërshtarë politik. Albin Kurti e di më mirë se unë…

Nëse takimi i ditës së nesërme mund të sjellë rezultat, ne duhet me prit deri të mërkurën, por kjo nuk është e thënë se ajo është afati maksimal. Nëse këtë marren vesh nesër. Mundemi me pas qeveri të shtunën. Qeveri të përkohshme s’mundemi me pas…  roli i presidentes është me i tubu të gjithë dhe duhet të shkojnë të gjithë. Është jo normal mos me shku në takim me presidenten për të dikuar diçka që po shihet një rrezik i madh që shteti mos me qenë funksional. Dhe ai që nuk dëshiron ë bashkëpunoj, faktikisht ai do të dënohet në zgjedhjet e ardhshme me votë”, ka thënë Gashi në FIVE.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika