Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy këmbana të kishës katolike në Ferizaj janë vjedhur të martën.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet kanë parë nga kamerat e sigurisë se tre persona me një automjet janë futur në oborrin e kishës dhe kanë vjedhur kambanat, njofton Dukagjini.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga persona ende të panjohur janë vjedhur dy kambana të kishës katolike. Nga kamerat e sigurisë kanë parë se një automjet civil ka hyrë në oborrin e kishës ku ishin tre persona të cilët kanë vjedhë kambanat. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.