Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Çitaku: E vetmja seancë e re që mund të thirret është ajo për të votuar Qeverinë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, është deklaruar për media pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Çitaku u shpreh se brenda mbledhjes ka deklaruar se e vetmja thirrje për seancë të re, mund të jetë ajo për të votuar ose jo Qeverinë e re, njofton Dukagjini.

“Sot patëm mbledhjen e parë të kryesisë së re. Unë në emër të Partisë Demokratike të Kosovës e qartësova që pika e vetëm e rendit të ditës që mund të trajtojmë është thirrja e seancës së re plenarë për të votuar ose mos votuar qeverinë e re, çdo gjë tjetër është shkelje e ligjit, shkelje e Kushtetutës. Liderët politike aty do të konfirmoj se a kanë shumicë parlamentare”, tha ajo.

Mes tjerash, Çitaku konfirmoi se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani.

“Kryetari Krasniqi do të merr pjesë, Kosova nuk ka kohë për të humbur. Është e qartë se nuk ka shumicë të re parlamentare. Duhet të shkojmë në zgjedhje”, deklaroi Çitaku.

Ajo e ka kritikuar Vetëvendosjen që po tenton që t’i bëjë të shkelin Kushtetutën.

“Nuk mund të miratojë komisione, po na detyrojnë që të stimulojmë demokracinë duke shkelur Kushtetutën. Nuk do të lejomë që me vetëdije të shkelet Kushtetuta”.

 

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika