Basha: Nuk gjeta mirëkuptim për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme nesër

Kryeparlamentari Dimal Basha ka deklaruar se nuk ka gjetur mbështetjen e shefave të grupeve parlamentare të partive politike për pikat e diskutimit që ishin në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit këtë të enjte.

Basha u shpreh se asnjëherë deri tani nuk ka ndodhur që të mblidhet Kryesia e Kuvendit pa u formuar Qeveria, por sipas tij arsyet janë pasi siç tha ai vendi është në rrethana të jashtëzakonshme, njofton Dukagjini.

“Fillimisht ju njoftojë që arsyeja e vetme e thirrjes së mbledhjes së Kryesisë ka qenë se jemi në rrethana të jashtëzakonshme. Është e vërtetë që asnjëherë në historinë e Republikës nuk kanë ndodhur mbledhjet e kryesisë pa votimin e Qeverisë. Por, meqenëse ditën e diel nuk u votua Qeveria atëherë unë duke marrë parasysh disa çështje urgjente që e presin vendin kam dashtë me i thirre anëtarët e Kryesisë për me i diskutu këto çështje”, u shpreh Basha.

Basha, mes tjerash, u shpreh se ka planifikuar të thërras seancë të jashtëzakonshme nesër, por se nuk ka gjetur mirëkuptim për këtë.

“E para ka qenë buxheti i RTK-së. Formën e vetme me ecë përpara e kam parë që ne si Kryesi i themelojmë grupet parlamentare, ndarjen e komisioneve, i votojmë, pastaj kam kërkuar të votohen raporti i RTK-së dhe të ekzekutohet buxheti për RTK-në që duhet të ndodhë  brenda ditës… Çështja e dytë ka qenë diskutimi për buxhetet e tri komunave që kanë mbetë… Çështja e tretë ka qenë buxheti vjetor i Republikës. Në asnjë prej këtyre pikave nuk kam gjetur mirëkuptim”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika