Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë: Pashë kapriço politike, buxheti nuk është i Albin Kurtiti e as i VV-së

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit pa nga përfaqësuesit e parive politike vetëm kapriço.

Haxhiu, në një deklarim për media, pas përfundimit të kësaj mbledhjeje u shpreh partitë tjera nuk pranuan të ketë një seancë në Kuvend ku do të hidhej në votim buxheti për RTK-në, po ashtu buxhetin për tri komuna dhe buxhetin për vitin e ardhshëm, njofton Dukagjini.

“Besoj që të gjithë pajtoheni që nuk ka pasur një rast të tillë në të kaluarën… Kuvendi i Kosovës duhet ta marr përgjegjësinë në raport me situatën. Për ne është e papranueshme që punëtorë e Radio Televizionit të Kosovës të mbeten pa paga me një kontribut të vogël të deputetëve kjo çështje do të mund të adresohej. Është buxheti për tri komunat dhe e treta buxheti për vitin 2026″.

Mes tjerash, Haxhiu u shpreh se buxheti nuk është as i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti e as i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë pashë kapriço politike, në vend se në situatën aktuale të ishin gjithë të unifikuar, të paktë sot është dashur që të ketë vullnet të dëshmuar. Ky nuk është buxhet i Vetëvendosjes as i Albin Kurtit. Më vjen keq për sjelljen e tyre, në vend të qasjes konstruktive ne u ballafaquam me destruktivitet”, deklaroi Haxhiu.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika