Paralajmëron Netanyahu: Në fund të fundit, Hamasi do të çarmatoset dhe Gaza do të çmilitarizohet

Marrë nga The Times of Israel

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli do të vazhdojë operacionet ushtarake në Rripin e Gazës derisa Hamasi të çarmatoset plotësisht dhe territori të demilitarizohet, nëse një gjë e tillë nuk realizohet nga trupat ndërkombëtare.

Duke folur në një ceremoni diplomimi të kadetëve në shkollën e oficerëve Bahad 1 në Izraelin jugor, Netanyahu theksoi se “Izraeli ka ende shumë punë për të bërë në Gaza” dhe paralajmëroi Hamasin për pasojat e shkeljes së armëpushimit.

“Nëse Hamasi vazhdon ta shkelë në mënyrë të qartë armëpushimin, do të pësojë sulme të fuqishme siç ndodhi dy ditë më parë dhe dje… Ne vendosim dhe veprojmë sa herë që është e nevojshme për të larguar kërcënimet e menjëhershme nga forcat tona”, ka thënë kryeministri izraelit.

Në mes të kritikave ndaj qasjes së kujdesshme të Shteteve të Bashkuara dhe kufizimeve që Uashingtoni i ka vendosur reagimit izraelit, Netanyahu insistoi se Izraeli nuk do të hezitojë të ndërmarrë veprime të pavarura për sigurinë e tij kombëtare.

“Në fund të fundit, Hamasi do të çarmatoset dhe Gaza do të çmilitarizohet”, ka shtuar Netanyahu,

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika