Marrëveshja e armëpushimit, Erdogan: Izraeli kërkon justifikime për të rifilluar masakrat në Gaza

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, ka deklaruar se teksa grupi palestinez Hamas po vepron me kujdes në përmbushjen e marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli po kërkon justifikime për të shkelur marrëveshjen dhe për të rifilluar masakrat e tij.

“Të gjithë e dinë rekordin e tmerrshëm të Izraelit kur bëhet fjalë për mbajtjen e premtimeve të tij”, tha Erdogan në Forumin Botëror të TRT-së në Stamboll.

Erdogan theksoi se në Gaza pothuajse asnjë ndërtesë e vetme nuk ka mbetur pa u prekur, duke shtuar se shkollat, kishat, xhamitë dhe spitalet u bombarduan, shkruan Anadolu, transmeton Dukagjini.

Presidenti turk tha se Izraeli ka armë bërthamore dhe aftësinë për të goditur Gazën “kur dhe si të dojë”, teksa tha se s’mund të jetë i pafajshëm.

Erdogan theksoi se Izraeli tani po përdor urinë si armë vdekjeprurëse në Gaza, veçanërisht kundër fëmijëve.

“Kundër makinerisë propagandistike të Izraelit, të ndërtuar mbi gënjeshtra, u vranë 270 gazetarë që ekspozuan propagandën e rreme të Tel Avivit, duke treguar të vërtetën në terren”, shtoi presidenti Erdogan.

Ai kritikoi institucionet që janë përgjegjëse për mbrojtjen e paqes dhe stabilitetin global për dështimin në ndalimin e masakrave, parandalimin e gjenocidit dhe shpëtimin e jetës së fëmijëve.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika