Izmaku: Tri votat tona nuk do të krijonin shumicën, por u përpoqëm të dilnim nga ngërçi

Deputetja e NISMA Socialdemokrate, Xhevahire Izamku, ka bërë të ditur se nuk është ndjerë mirë që takimi i krerëve të partive politike me presidenten e vendit nuk dha ndonjë rezultat.

Izmaku, në Debat Plus në TV Dukagjini, u shpreh se tri votat e NISMA-s nuk do të krijonin mazhorancën teksa deklaroi se tri vota do i jepnin edhe opozitës në rast se do të përpiqej që të krijonte një shumicë parlamentare.

“Dua të them që sot përvec si deputet por edhe si qytetare nuk jam ndjerë mirë që përkundër përpjekjeve të presidentes nuk pati ndonjë rezultat. Por ndjehem mirë që Limaj dha maksimumin e tij edhe me tre deputetë që të dalim nga ky ngërq politikë. Duke e ditë që Limaj që nga fillimi ka bërë përpjekjet përkundër linçimeve për të dalë nga ky ngërç politikë – zgjedhjet që po duket se nuk mund tli ikim do të prodhojnë një proces teknik të votimit sesa një zgjidhje. Kam pritë më shumë përpjekje nga dy partitë opozitare”.

“Ne kemi bërë përpjekje deri në fund por votat tona nuk do të siguronin mazhorancën edhe në ditën e votimit e pamë që mungojnë dy deputetët e shumicës joserbe, meqë nuk kanë ekzistuar numrat s’kemi pas qysh me hy në votim. Por, përpjekjet tona ishin që të krijohej mazhoranca, tri votat tona po ashtu do të ishin edhe për opozitën në rast se do të krijonte një shumicë”, deklaroi Izmaku.

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika