Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Qeveria e Shqipërisë shpall ditë zie të dielën

Qeveria e Shqipërisë ka vendosur të shpallë “Zi Kombëtare” ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të ish-kryeministrit, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta këtë të premte, pasi kishte kaluar rreth 1 muaj në spital.

Po ashtu, në vendimin e Këshillit të Ministrave, bëhet me dije se në kuadër të nderimeve zyrtare, do të organizohet edhe një ceremoni shtetërore në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Programi përfshin:

•          08:30 – 11:00: Homazhe publike

•          11:15 – 11:45: Homazhe shtetërore dhe nderime nga personalitetet

•          12:05: Ceremonia e lamtumirës

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize. Po ashtu, thuhet se është vendosur që “Radiotelevizioni Publik Shqiptar, gjatë zhvillimit të ceremonialit funebër shtetëror, të transmetojë muzikë funebre”.

Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e kryeministrit Edi Rama, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë.

Ky komision përbëhet nga:

– Ministri i Mbrojtjes;
– Ministri i Punëve të Brendshme;
– Nënkryetari i Bashkisë Tiranë;
– Sekretari i Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave;
– Drejtori i Protokollit të Shtetit;
– Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;
– Komandanti i Gardës së Republikës së Shqipërisë;
– Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare;
– Përfaqësues nga kabineti i Kryeministrit;
– Përfaqësues nga zyra e shtypit të Kryeministrit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika