AGK: Familjet e gazetarëve të vrarë në Kosovë kanë pritur me dekada për drejtësi

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për t’i dhënë fund Pandëshkueshmërisë ndaj Krimeve kundër Gazetarëve, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka kërkuar drejtësi për gazetarët e vrarë në vend dhe llogaridhënie nga institucionet e drejtësisë.

Kryetari i bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, ka theksuar se familjet e gazetarëve të vrarë në Kosovë prej dekadash po presin drejtësi, ndërsa mosndëshkimi vazhdon të pengojë lirinë e medias dhe punën e gazetarëve investigativë.

“Pandëshkueshmëria dekurajon gazetarët që të vazhdojnë misionin e tyre për të zbuluar të vërtetën,” ka deklaruar Rexha, duke bërë thirrje për hetim të plotë dhe transparent të rasteve të pazgjidhura të vrasjeve të gazetarëve.

AGK ka përsëritur angazhimin e saj për të mbrojtur sigurinë e gazetarëve dhe për të kërkuar përgjegjësi institucionale ndaj çdo sulmi që cenon lirinë e medias në Kosovë./EO

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika