Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS), ka njoftuar se kërkesa në rritje për energji elektrike po shkakton mbingarkesa të shpeshta në rrjetin elektrik.
Në një postim në Facebook, KEDS ka publikuar një infografikë që tregon ngarkesën maksimale mujore të energjisë elektrike për këtë vit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas kompanisë, nivelet e kërkesës janë tashmë rekorde, duke arritur mbi 1,400 MWh.
“Siç shihet qartë, kërkesa për energji është në rritje të vazhdueshme, duke arritur tashmë mbi 1,400 MWh. Kjo rritje po shkakton mbingarkesa të shpeshta në rrjet, sidomos për shkak të ngrohjes masive me energji elektrike.thuhet në njoftimin e KEDS”, thuhet nga KEDS-i.
Kompania ka bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike, duke theksuar se respektimi i këtij rekomandimi është i domosdoshëm për stabilitetin e rrjetit.