Dy persona arrestohen pas një rrahjeje në Istog

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në një rrahje që ka ndodhur të dielën mbrëma në një lokal në rrugën “Nënë Tereza” në Istog.

Sipas njoftimit të Policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 18:50, ndërsa njësitë policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendngjarje dhe arrestuar të dyshuarit.

Në këtë përleshje është lënduar një person, i cili fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog, e më pas në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika