Edhe AAK-ja i bashkohet PDK-së në Mitrovicë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka njoftuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i është bashkuar koalicionit të tij për balotazhin e 9 nëntorit.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka falënderuar kryetarin e degës së AAK-së në Mitrovicë, Qazim Nimani, dhe strukturat e partisë për mbështetjen dhe bashkëpunimin në këtë garë.

“Sot, zyrtarisht edhe AAK-ja i është bashkuar rrugëtimit dhe vizionit tonë për Mitrovicën. Faleminderit kryetarit z. Qazim Nimani dhe strukturave të AAK-së për besimin dhe mbështetjen! Mitrovicën e kemi shtëpi dhe së bashku do ta ndërtojmë kapitullin e ri të bashkëpunimit, punës dhe shpresës,” ka shkruar Tahiri.

Ai ka theksuar se balotazhi i 9 nëntorit do të jetë ditë bashkimi për qytetarët, duke vendosur interesin e Mitrovicës mbi ndarjet politike.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika