Supremja për gabimin në aktgjykimin e veteranëve: Një gabim njerëzor

Askush nuk merr përgjegjësi e nuk ndëshkohet në rastet kur në aktgjykimet e Gjykatës Supreme ngatërrohen ligjet apo udhëzimet administrative që kontestohen. Një rast i gabimit ndodhi edhe para disa dite me udhëzimin administrativ për veteranët e luftës, kur gabimisht kjo Gjykatë iu referua Udhëzimit Adminisrativ si i vitit 2025, e i cili në fakt kishte qenë i 2015-s

Gjykata Supreme

Njerëzore e ka vlerësuar Gjykata Supreme, gabimin në aktgjykimin për udhëzimin administrativ për Veteranët e luftës së UÇK-së.

Udhëzimi Administrativ, neni i të cilit u shfuqizua nga kjo Gjykatë, ishte i vitit 2015-s por që kolegji i Supremes në vendim iu referuar si i vitit 2025.

Fillimisht, ministri në detyrë i Financave reagoi duke thënë se nuk bëhet fjalë për vendim të shfuqizuar që ishte nxjerr nga Qeveria Kurti por nga qeveria PDK-LDK e vitit 2015.

Gjykata Supreme sot ka publikuar Aktgjykimin për shfuqizimin e një neni të një Udhëzimi Administrativ për Veteranët e Luftës së UÇK-së, udhëzim ky i miratuar në vitin 2015 në kohën e Qeverisë së përbërë nga koalicioni PDK-LDK. Pra nuk bëhet fjalë për shfuqizim të ndonjë Udhëzimi Administrativ të miratuar përgjatë mandatit të Qeverisë Kurti. Prandaj ftoj edhe mediat të përmbahen nga raportimet tendencioze që gabimisht tentojnë ta prezantojnë këtë si vendim të Gjykatës që shfuqizon ndonjë akt nënligjor të Qeverisë Kurti. Në fakt, ishte pikërisht Kryeministri Kurti ai që paralajmëroi se kufizimi i punësimit për Veteranët e Luftës së UÇK-së do të hiqet.”– Hekuran Murati – Ministër në detyrë i Financave 

Kështu, Dukagjini ka kërkuar sqarim nga Gjykata Supreme se për cilin vendim në fakt bëhet fjalë, meqenëse sipas aktgjykimit të tyre, bëhej fjalë për UA të 2025.

Por, Gjykata në një përgjigje ka pranuar që në fakt i është referuar gabimisht udhëzimit administrativ, sepse bëhet fjalë për UA NR01/2015 e jo thye për 2025.

Po në këtë përgjigje është konfirmuar se është nxjerr aktvendim i Supremes me të cilin e kanë përmirësuar gabimin.

 “Gjykata Supreme ka nxjerr Aktvendimin me numër PA.nr.14/2025, me të cilin është korrigjuar Aktgjykimi me numër PA.nr.14/2025, i datës 06.10.2025, ashtu që në hyrje, dispozitiv dhe në arsyetimin e tij në vend të Udhëzimit Administrativ Nr.01/2025 (MPMS) për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr.06/2012, duhet të jetë: Udhëzimit Administrativ Nr.01/2015 (MPMS) për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr.06/2012.  Pjesët tjera të këtij aktgjykimi mbesin të pandryshuara. Duke e vërejtur këtë gabim teknik në numër të nenit të lartcekur, gjykata bëri korrigjimin e këtij aktgjykimi.”– Gjykata Supreme

Nga kjo Gjykatë i kanë thënë televizionit se nuk kanë të dhëna se sa gabime e ngatërrime të tilla kanë ndodhur në aktgjykime dhe se nuk ka as masa kur të tilla ndodhin.

Lidhur me kërkesën tuaj, ju njoftoj se gjykata nuk ka mundësi të ndajë statistikat për aktvendimet lidhur me përmirësimin e aktgjykimeve, pasi njëkohësisht nxirren aktvendime tjera, sipas ligjit. Në anën tjetër, gabimet teknike të ndodhura gjatë punës, janë njerëzore dhe si të tilla nuk mund të jenë shkak i ndërmarrjes së masave ndëshkuese.” – Gjykata Supreme

Supremja kishte ngatërruar edhe nenet e Kushtetutës së Kosovës, në aktgjykimin për shfuqizimin e Ligjit për Arkat Fiskale dhe ku kishte konstatuar se ministri në detyrë Hekuran Murati kishte nxjerr udhëzimin administrativ kundërligjshëm duke qenë se ai mban pozitën edhe të deputetit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika