Elisa Spiropali, ministrja e Jashtme e Shqipërisë, ka zhvilluar një vizitë në qendrën e paraburgimit në Gjykatën Speciale në Hagë, te ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Pas takimit, Spiropali deklaroi se e kishte gjetur Thaçin në gjendje të mirë, duke ndjekur me interes zhvillimet politike në Shqipëri dhe Kosovë.
“Në Hagë takova presidentin Thaçi dhe përmes tij përcolla përshëndetjet e mia, të qeverisë shqiptare dhe besoj edhe të gjithë popullit shqiptar. Gjithashtu edhe për tre luftëtarët e tjerë – Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin”, tha ministrja.
Ajo shtoi se i gëzohet gjendjes së mirë të Thaçit dhe shprehu dëshirën që procesi ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së të përfundojë me “një epilog të drejtë dhe historik”.