Ramiz Lladrovci në “Debat Plus” është përplasur me analistin Bekim Kabashi, pasi ky i fundit e ka akuzuar atë për përdorim të gjuhës polarizuese.
“Unë po punoj kundër? A je i çmendur ti apo çka je, tu m’thënë po punoj kundër [Arian Tahirit dhe PDK-së]? Unë krejt miqtë e mi i kam thirr në Mitrovicë me votu Arianin”, ka thënë Lladrovci.
Kabashi, nga ana tjetër, ka reaguar duke e akuzuar Lladrovcin për retorikë përçarëse ndaj partisë së tij.
“Nëse je duke përdorur gjuhë polarizuese kundër PDK-së, kundër lidershipit, atëherë kjo ka me reflektu te qytetari anembanë Kosovës, aty ku është në balotazh. Unë po dyshoj te ti, sepse po e shpreh qartë bindjen që don me ndryshu lidershipin e PDK-së dhe me dal keq në këto zgjedhje për me pas arsye, justifikim për me u ndryshu ai lidership. Ai lidership mundet me u ndryshu edhe nëse fitojnë këta kandidatë, tek e fundit, ata që munden me fitu, se të gjithë s’mund të fitojnë”, ka deklaruar Kabashi.
“Nuk është e vërtetë ajo… çfarë psikologu je që po e sheh vullnetin tem? Unë u myta tu thanë, edhe tu u çu në këmbë me fitu Arian Tahirin, u myta veç me qit zemrën në tavolinë, sepse nuk ekziston ma,” ka shtuar ndër të tjera Lladrovci.