Djali i Jakup Krasniqit: 1,826 ditë pritje e dhimbje, drejtësia e vonuar po bëhet padrejtësi e qëllimshme

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka kujtuar se sot bëhen pesë vjet që babai i tij ndodhet në paraburgim.

Ai ka theksuar se edhe në pleqëri, i ati po vazhdon të sakrifikojë me dinjitet.

Altini u shpreh se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk lindi nga dëshira për luftë, por nga domosdoshmëria për liri.

“1,826 ditë pritje. 1,826 ditë dhimbje e krenari. Sot bëhen pesë vite që ne presim drejtësi, ndërsa babi, edhe sot, në pleqëri, po sakrifikon si atëherë, me dinjitet e forcë. Lufta e UÇK-së nuk lindi nga dëshira për luftë, por nga domosdoshmëria për liri. Shqiptarët e Kosovës me vite kërkuan drejtësinë e mohuar, herë me protesta e herë me parulla, por sa herë që kërkonin barazi, ata shtypeshin edhe më shumë”.

“Për vite të tëra, shqiptarët e Kosovës u vranë, u masakruan, u dëbuan, u burgosën e u zhdukën nga policia dhe ushtria serbe, ndërsa bota perëndimore kishte lënë në harresë të drejtën e tyre për të jetuar me dinjitet. Prandaj ata kërkuan me armë atë që me vite iu ishte mohuar me fjalë. Dhe e fituan lirinë me shumë gjak të derdhur dhe me shumë sakrifica, ajo nuk u dhurua”.

Krasniqi thotë se në Hagë, nuk po gjykohen individët, por lufta e drejtë dhe çlirimtare.

“Ndërsa sot, në korridoret e ftohta e të errëta të drejtësisë evropiane, po gjykohet e drejta për liri. Atje nuk po gjykohen individët, por lufta e drejtë dhe çlirimtare e një populli që pranoi se më mirë ishte të jetonte një sekond në liri sesa një jetë në robëri, sepse e dinin se popujt që i nënshtroheshin robërisë zhdukeshin”.

Siç thotë ai, kjo nuk është drejtësi.

“Prandaj, a është kjo drejtësi me standarde evropiane? A është drejtësi kur mbahesh për 5 vite në paraburgim? A është drejtësi t’i barazosh viktimën me agresorin? Jo! Kjo nuk është drejtësi. Është vazhdim i padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve. Në këto 5 vite ne nuk u dorëzuam, sepse, siç kishte thënë edhe babi: “Njeriu është më i fortë se guri,atë që s’e duron guri, e duron njeriu.” Por babi, tashmë në moshë të shtyrë, ka mbajtur mjaft barrën e padrejtësisë. Ndërsa ne presim, koha kalon dhe drejtësia e vonuar bëhet padrejtësi e qëllimshme”, thuhet në shkrimin e tij.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika