Tërheqja e Spasiqit nga gara në Kllokot – ndërhyrje e Beogradit 

Tërheqja e Sreqko Spasiqit kandidat për kryetar te komunës se Kllokotit, po vlerësohet si ndërhyrje e qartë e Beogradit në zgjedhjet lokale në Kosovë. Ky kandidat vetëm pak ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve, kaloi në Listën Serbe, parti nga e cila vjen kundërkandidati i tij. Zgjedhjet megjithëkëtë mbahen të dielën.

Emri i Sreqko Spasiqit të dielën do të figurojë në fletëvotime ndonëse i njëjti nuk është më në garë për të marr udhëheqjen e komunës së Kllokotit.

Spasiq i iniciativës “Uniteti Kombëtar Serb” që kaloi raundin e parë të zgjedhjeve për tu ballafaquar në balotazh me Listën Serbe, njoftoi se ka vendosur të tërhiqet nga gara e të kaloj pikërisht në partinë prej të cilës ishte kundërkandidati i tij.

Dukagjini ka provuar të marr një qëndrim nga kandidati që i është bashkuar se fundmi Listës Serbe, por i njëjti ka qenë i paqasshëm gjatë ditës.

Këto veprime të momenteve të fundit, i vlerëson si ndërhyrje nga Serbia, Arber Emini i cili ishte në garë për kryetar te komunës së Kllokotit.

“Kjo është ndikim direkt i Serbisë dhe Milan Radoiciqit, Srecko Spasici është i ndikuar prej tyre edhe ka dal prej tyre. Është një koordinim i strukturave ilegale të Serbisë është angazhimi i Milos Strenkoviqit, janë videot, dëshmitë që ka bërë thirrje me u mbështet Lista serbe dhe SNS-ja në komunën e Kllokotit. Ka qenë një organizim për ndërhyrje edhe i zyrës për Kosovë”, ka thënë Emini.

Ai thotë se KQZ-ja duhet të ndërmarr veprime për Spasiqin.

“Nuk është demokraci, nuk është balotazh me një kandidat. Unë kamë kërkuar nga KQZ-ja decertifikimin e kandidatit për kryetar të komunës Srecko Spasic, se nuk përfaqëson interesat e qytetarëve dhe votën e lirë demokratike, besoj që KQZ-ja duhet me reflektu”, ka shtuar Emini.

Por, tërheqja e Spasiqit nuk do te ndikojë në organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve, sepse KQZ-ja i konfirmoi Dukagjinit se afati për këtë ishte 2 shtatori.

“Tërheqja e një kandidati nga procesi zgjedhor në këtë fazë, nuk ndikon në mbajtjen e garës zgjedhore. Sipas procedurave dhe afateve të vendosura nga KQZ, afati i fundit për tërheqjen e kandidatëve nga gara zgjedhore ishte data 2 shtator 2025. Rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunës së Kllokotit vazhdon me emrat e 2 kadidatëve që kanë fituar më së shumti vota në raundin e parë.”

Spasiq, në të kaluarën ka qenë kryetar i komunës së Kllokotit nga radhët e Listës Serbe, por ishte larguar nga kjo parti më 2017.

Sipas rezultateve, të KQZ-së në rundin e parë në Kllokot, Bozhidar Dejanoviq fitoi 893 vota apo 41.38 për qind të votave, ndërkaq Sreqko Spasiq 674 vota apo 31.23 për qind.

 

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika