Gruaja që ishte aksidentuar më 1 nëntor në Fushë Kosovë ka ndërruar jetë.
Policia në raportin 24-orësh ka bëfë të ditur se ajo ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku po trajtohet pas aksidentit, njofton Dukagjini.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.