KQZ miraton akreditimin e rreth 8,800 vëzhguesve për raundin e dytë zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar disa vendime që lidhen me përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, që do të mbahet më 9 nëntor 2025. Në këtë mbledhje, ndër pikat kryesore të rendit të ditës ishte procesi i akreditimit dhe konfirmimit të vëzhguesve të subjekteve politike, organizatave vendore e ndërkombëtare, si dhe përfaqësuesve të mediave që do të monitorojnë balotazhin.

Në fillim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin dhe konfirmimin e 8,049 vëzhguesve të shtatë subjekteve politike të certifikuara, të cilat garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Këta vëzhgues do të jenë të angazhuar në qendrat e votimit në të gjitha komunat ku do të zhvillohet procesi zgjedhor.

Në vazhdim, KQZ miratoi gjithashtu akreditimin e vëzhguesve të organizatave të ndryshme joqeveritare dhe përfaqësive diplomatike, të cilat do të kenë mandat për të monitoruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor gjatë balotazhit të 9 nëntorit.

Në pikën e fundit të rendit të ditës, Komisioni vendosi edhe për akreditimin e përfaqësuesve të mediave vendore dhe ndërkombëtare, që do të raportojnë drejtpërdrejt nga qendrat e votimit dhe do të ndjekin zhvillimet gjatë ditës së zgjedhjeve.

Gjatë mbledhjes, anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ngriti një shqetësim në lidhje me vonesat e fletëvotimeve që po raportohen nga disa qytetarë të Kosovës që jetojnë në vendet skandinave, kryesisht në Norvegji.

“Ka shumë persona, sidomos në Norvegji, që nuk e kanë marrë postën me kohë. Dua ta ngrit si çështje, sepse është shqetësim i disa qytetarëve që ende nuk u ka arritur zarfi me fletvotim. Afati është deri nesër apo pasnesër dhe nuk kanë mundur të votojnë. A ekziston mundësia që të shtyhet ky afat?”, tha Kurteshi.

Në lidhje me këtë çështje, anëtari tjetër i KQZ-së nga LVV, Alban Krasniqi, u bashkua me shqetësimin, duke kërkuar një raport të detajuar për situatën dhe mundësinë e shtyrjes së afatit për pranimin e fletvotimeve në rastet ku ka pasur vonesa të postës.

“Divizioni përkatës duhet ta shqyrtojë këtë problem dhe të raportojë nëse ka pasur vonesa në dërgimin e fletvotimeve. Nëse po, duhet të diskutohet mundësia e shtyrjes së afatit. Kam marrë telefonata edhe nga Gjermania, por sidomos nga vendet skandinave. Ka gjasa që një pjesë e zarfeve të dërguara të premten të na dorëzohen të martën, prandaj duhet të shohim ku qëndron problemi,” tha Krasniqi./EO

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika