PDK-ja mbështet LDK-në në garën për Gjilan

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan ka bërë të ditur se mbështesin kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arbër Ismajlin, në garën për kryetar të Gjilani në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Siç bëhet e ditur, PDK-ja këtë vendim e ka marrë në interes të qytetarëve dhe nga nevoja për një ndryshim real në qeverisjen lokale që sipas tyre garanton zhvillim, transparencë dhe bashkëpunim në dobi të qytetarëve e jo të interesave të ngushta politike, njofton Dukagjini.

“PDK Gjilan beson se bashkimi i forcave pozitive është rruga e duhur për të garantuar katër vite të qëndrueshme, me vizion dhe përgjegjësi për qytetin tonë. Ne jemi të bindur se Arbër Ismajli do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Gjilanit, me një qeverisje që do të punojë për zhvillim ekonomik, investime në infrastrukturë, arsim cilësor dhe mirëqenie sociale. Ftojmë gjithë anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët që ndajnë vlerat tona të përbashkëta, të dalin në balotazh dhe ta votojnë Arbër Ismajlin për kryetar të Gjilanit.
Sepse Gjilani meriton ma mirë dhe bashkë këtë mund ta bëjmë realitet” thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika