Tri organizata evropiane i shkruajnë letër Kurtit për buxhetin e RTK-së

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medieve (ECPMF), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) Instituti Ndërkombëtar i Shtypit ((IPI), nëpërmjet një letre publike i kanë bërë thirrje qeverisë në detyrë të Kosovës që të kalojnë buxhetin për Radio Televizionin e Kosovës.

Në letrën e bërë publike nga juristja e medias, Flutura Kusari, bëhet thirrje të veprohet pa vonesë për të siguruar që punonjësit të marrin pagat e tyre, që është e drejtë e tyre themelore, njofton Dukagjini.

“I nderuar Kryeministër në detyrë z. Albin Kurti, ne, organizatat nënshkruese, po ju shkruajmë për t’ju bërë thirrje që menjëherë të merrni vendimin dhe veprimet e nevojshme për të transferuar buxhetin e kërkuar për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), në mënyrë që punonjësit të mund të marrin pagat e tyre. Sot, punonjësit e RTK-së protestuan për herë të dytë radhazi për shkak të vonesave në pagesën e pagave të tyre. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me ta. Aktualisht, RTK nuk ka bord funksional, mandati i drejtorit ka skaduar dhe situata është bërë kritike. Një vendim i tillë do të tregonte gjithashtu përkushtimin e qeverisë për të adresuar shqetësimet e theksuara në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për vendin, i cili vuri në dukje mungesën e përparimit në fushën e lirisë së medias dhe përmendi posaçërisht çështjen e buxhetit të transmetuesit publik”, ”, thuhet në letrën e tri organizatave.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika