Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se dhëndrri që vrau dy vëllezërit e bashkëshortes këtë të enjte në fshatin Golluboc të Malishevës, në prill të këtij viti ka qenë në paraburgim për “dhunë në familje”.
Këtë për Dukagjinin e konfirmoi Kaltrina Shala, zëdhënëse për media në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
“Prokurori i shtetit ndaj personit të dyshuar A.I., me datë 06.04.2025, është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, e cila po të njëjtit iu është caktuar nga gjykata kompetente. Po ashtu, më datë 07.04.2025, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit për veprat penale “Dhunë në familje” sipas nenit 248 të Kodit penal të Republikës së Kosovës, dhe “Kanosje” sipas nenit 181 të KPRK-së” thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Ekipe policore dhe forenzika në vendin e ngjarjes ku ndodhi vrasja e vëllezërve në Malishevë