Plagosja dhe rrëmbimi i Milan Vukashinoviqit, Prokuroria interviston një person të afërt të tij

Prokuroria Themelore në Mitrovicë

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka intervistuar një person në lidhje me rastin e plagosjes dhe rrëmbimit të Millan Vukashinoviq, ngjarje që sipas Policisë së Kosovës dyshohet të ketë ndodhur më 1 nëntor në Leposaviq, nga pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.

Prokuroria Themelore të Mitrovicës ka konfirmuar se një person i afërt me viktimën është marrë në pyetje në kuadër të hetimeve për këtë rast.

“Mund të konfirmojmë që është intervistuar një person i afërt me viktimën. Rasti është duke u hetuar në koordinim me Policinë e Kosovës. Në këtë fazë këto janë të dhënat që mund t’i ndajmë me ju”, thuhet nga prokuroria.

Në anën tjetër, avokati serb Ivan Niniq ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Serbe dhe grupit të Millan Radojçiqit, për dyshimet se janë të përfshirë në rrëmbimin e Vukashinoviqit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Niniq ka bërë të ditur se kallëzimi penal është dorëzuar në emër të nënës së Vukashinoviqit.

Avokati i serbit të rrëmbyer nga xhandarë serbë: Atij i është larguar njëra veshkë, institucionet e Serbisë s’po deklarohen

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika