Policia e Kosovës ka arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm personin e dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Golluboc të komunës së Malishevës.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari A. I. (1983), shtetas kosovar, është lokalizuar dhe kapur nga njësitë policore rreth orës 06:25 në fshatin Pllaqicë.
Gjatë arrestimit, ai është gjetur i plagosur dhe është dërguar në Emergjencë të QKUK për trajtim mjekësor.
Pamje të publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë të dyshuarin të shtrirë në QKUK, nën mbikëqyrje të policisë.