Gjenerali gjerman paralajmëron: Rusia mund të sulmojë territorin e NATO-s “që nesër”

Një zyrtar i lartë ushtarak gjerman ka paralajmëruar se Rusia ka kapacitet për të nisur një sulm të kufizuar ndaj territorit të NATO-s “në çdo moment”, ndonëse një vendim i tillë do të varet nga qëndrimi i aleatëve perëndimorë.

Në një intervistë për agjencinë Reuters, Gjenerallejtënant Alexander Sollfrank, komandant i operacioneve të përbashkëta të ushtrisë gjermane, tha se pavarësisht përfshirjes së thellë të Rusisë në luftën në Ukrainë, Moska ruan potencial të mjaftueshëm për një ndërhyrje të menjëhershme ushtarake.

Megjithatë, ai paralajmëroi se nëse përpjekjet e Rusisë për armatosje vazhdojnë me ritmin aktual, Moska mund të jetë e gatshme për një ofensivë të gjerë kundër NATO-s deri në vitin 2029.

Forcat ruse, ende të fuqishme në disa fronte

Gjenerali gjerman theksoi se pavarësisht humbjeve në Ukrainë, forcat ajrore ruse mbeten të forta, ndërsa arsenali bërthamor dhe raketor i Moskës nuk është prekur.

“Flota e Detit të Zi ka pësuar humbje të konsiderueshme, por flotat e tjera nuk janë reduktuar. Rusia synon të rrisë numrin e trupave në 1.5 milionë dhe ka mjaft tanke për një sulm të kufizuar, nëse do ta dëshironte”, ka thënë

Sollfrank, i cili drejton komandën e operacioneve të përbashkëta që nga viti 2024, një strukturë e krijuar për t’u fokusuar në mbrojtjen e territorit të NATO-s pas misioneve ndërkombëtare si ato në Afganistan apo Mali, tha se sulmet hibride të Rusisë duhet parë si pjesë e një strategjie më të gjerë.

Sipas tij, Moska po përdor taktika hibride, si inkursionet e dronëve në hapësirën ajrore të Polonisë, për të testuar qëndrueshmërinë dhe gatishmërinë e aleancës perëndimore.

Sipas tij, qëllimi i Kremlinit është të provokojë NATO-n dhe të testojë reagimin e saj, për të krijuar pasiguri, frikë dhe për të dëmtuar unitetin e aleancës.

Gjermania ka nisur një rritje të konsiderueshme të buxhetit të mbrojtjes, duke synuar që deri në vitin 2029 të arrijë në 3.5% të prodhimit kombëtar bruto, rreth 160 miliardë euro, nga 100 miliardë euro që parashikohen për vitin 2025. Po ashtu, Berlini planifikon ta rrisë ushtrinë me 60 mijë trupa shtesë, duke e çuar totalin në 260 mijë ushtarë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika