Policia e Kosovës publikon statistikat 24-orëshe: një aksident me fatalitet dhe 23 persona të arrestuar

Foto arkiv

Policia e Kosovës ka bërë publike statistikat e 24 orëve të fundit, ku theksohet se është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë raportuar gjithsej 25 aksidente me të lënduar dhe 55 aksidente me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, njësitë policore kanë shqiptuar 1,891 tiketa trafiku në të gjithë vendin.

Sa i përket veprimeve operative, 23 persona janë arrestuar, 12 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 4 persona janë dërguar për vuajtje të dënimit. Sipas raportit, nuk është regjistruar asnjë rast ndalimi policor.

Policia e Kosovës ka theksuar se aktivitetet dhe kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në rrugë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika