Kurti: Opozita e ka në dorë fatin e Qeverisë së re – ose zgjedhje në dhjetor, ose Konjufca 1 e zgjedhje në prill

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për zhvillimet politike lidhur me krijimin e qeverisë së re për të cilën ka mandatuar Glauk Konjufcën.

Kurti vlerëson se është totalisht në dorën e opozitës nëse do të ketë zgjedhje në dhjetor apo prill, për çka u shpreh se më e favorshme për shtetin është që të votohet “Kurti 2.5” apo Konjufca, njofton Dukagjini.

“Meqenëse unë nuk i mora 61 votat e nevojshme dhanë edhe propozimin tjetër pa vonesë me këtë do të merremi menjëherë pas balotazhit. Dhe çfarë duhet theksuar është që opozita e ka në dorë që ta zgjedh rrugën e mëtutjeshme. Ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill. Cilado për ne është e pranueshme, lë të bashkëpunojmë e të ecim përpara. Pra, ne i duam zgjedhjet, por edhe më shumë se zgjedhjet dëshirojmë ta formojmë qeverinë sipas rezultateve të 9 shkurtit kur dolën fitues, duke mos harruar që ne kemi 48 deputetë që është më shumë se sa PDK e LDK marrë së bashku”, u shpreh Kurti.

Kurti, mes tjerash, u shpreh se deri tani ka lëvizur vetë Vetëvendosje, teksa prentdoi se partia e tij vazhdimisht ka bërë kompromise në procesin e formimit të institucioneve të reja.

“Këtë në nuk mund ta vendosim vet, këtë e ka në dorë opozita, është një ofertë e jona gjeneroze. Se pari, u zëvendësuar Albulena Haxhiu me Dimal Bashën, tash edhe unë me Glauk Konjufcën. Vetëm ne kemi levizur, ndërkohë që kemi fiksim, bllokim dhe një lloj refuzimi, për bindjen time as i logjikshëm e as racional nga ana e subjekteve opozitare”, ka thënë Kurti.

“Në situatën në të cilën ndodhemi, ne kemi dëshmuar që pa vonesa ecim përpara, prej komisionit për verifikimin e mandateve, pastaj me propozimin për Albulena Haxhiun, pastaj me ndryshimin e propozimin sepse këtë na e imponoj Gjykata Kushtetuese, jo më të drejtë besojmë ne, dhe derisa e zgjidhem kryetar Dimal Bashën dhe u konstatuar Kryesia e Kuvendit ashtu siç ne kishin sugjeruar me Nenad Rashiqin si njeri prej nënkryetarëve”, është shprehur Kurti.

Më e favorshmja, sipas Kurtit për vendin do të ishte formimi i qeverisë “Konjufca 1”.

“Për Republikën e Kosovës më e favorshmja është të votohet Glauk Konjufca dhe ta kemi një qeveri e cila e voton buxhetin e Kosovës, Planin e Rritjes për BE-në, buxhetin për RTK-në, buxhetin për ato tri komunat që kanë ngelur me buxhetin e vitit 2024”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika