Siria ka ndërmarrë një seri operacionesh të gjera parandaluese në mbarë vendin, duke shënjestruar qelizat e grupit terrorist Shteti Islamik (ISIS), ka bërë të ditur të shtunën një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.
Sipas raportimit të Reuters, forcat siriane të sigurisë kanë zhvilluar 61 bastisje, gjatë të cilave janë arrestuar 71 persona, ndërsa janë sekuestruar armë dhe eksplozivë. Lajmi është bërë publik nga televizioni shtetëror Al Ekhbariya TV.
Këto operacione vijnë në prag të vizitës historike të presidentit sirian Ahmed al-Sharaa në Uashington, ku pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump dhe të bashkohet me koalicionin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA kundër ISIS-it.
Ndërkohë, burime të Reuters kanë bërë të ditur se SHBA po përgatitet të krijojë një prani ushtarake në një bazë ajrore në Damask, me qëllim të lehtësimit të një pakti sigurie ndërmjet Sirisë dhe Izraelit, që po ndërmjetësohet nga Uashingtoni.
Një zyrtar i administratës amerikane ka deklaruar më herët se Uashingtoni po rishikon vazhdimisht qëndrimin e tij në Siri, në mënyrë që të sigurojë luftë efektive kundër ISIS-it.
Raportimi është realizuar nga Timour Azhari, me kontribut shtesë nga Phillip Stewart, dhe redaktuar nga Jaidaa Taha dhe Leslie Adler.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria.
Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...