Presidentja e vendit, Vjosa Osmani bashkë me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë bërë homazhe sot në kujtim të 14 ushtarëve britanikë që kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.
Ceremonia përkujtimore është mbajtur në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë, pranë pllakës përkujtimore kushtuar tyre, njofton Dukagjini.
Maqedonci bëri të ditur se bashkë me ta ishte edhe zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral Enver Cikaqi, Komandanti i KFOR-it, gjeneral Ozkan Ulutash, si dhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, bashkë me diplomatë të tjerë.
Maqedonci tha se homazhet janë shenjë mirënjohjeje për sakrificën e ushtarëve britanikë që kontribuan për paqen dhe lirinë e Kosovës.