Balotazhi përfundon pa incidente – Radoniqi: Nis afati 48-orësh për ankesa

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se procesi i balotazhit të dielën në 18 komunat ka kaluar qetësisht, pa incidente që të rrezikonin integritetin e zgjedhjeve.

Sipas të dhënave të KQZ-së, me 99.69% të vendvotimeve të procesuara, pjesëmarrja në votime ishte 32.80%, krahasuar me 38.91% në raundin e parë më 12 tetor.

Radoniqi ka njoftuar se së shpejti do të publikohen rezultatet preliminare, ndërsa ka nisur edhe afati 48-orësh për dorëzimin e ankesave nga palët e pakënaqura në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika