Zebica: Mitrovicën do ta fitojë Faton Peci, me rezultat të ngushtë

Analisti politik Kujtim Zebica ka vlerësuar se rezultatet e deritanishme në Mitrovicë janë të pritshme dhe parashikon fitore të ngushtë për Faton Pecin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në Debat Plus, Zebica tha se, bazuar në të dhënat që ka marrë dhe krahasimin me zgjedhjet e kaluara, LVV-ja po arrin të fitojë një tjetër komunë të madhe, pas Gjilanit dhe Podujevës, duke shtuar Mitrovicën dhe Fushë-Kosovën në listën e komunave të saj.

“Rezultatet  në përngjitshi janë të pritshme, unë mendoj se në Mitrovicë sipas asaj sa arrita me marrë informata por edhe nga KQZ, po normalisht edhe e kam analizu me zgjedhjet e kaluara mendoj se do të fitojë Faton Peci. Normalisht me rezultat të ngushtë, qoftë ky që është tash qoftë një tjetër. Por LVV-ja po arrin prapë se prapë me fitu një komunë të madhe përveç Gjilanit e Podujevës do ta ketë edhe Mitrovicën por edhe Fushë – Kosovën”, ka deklaruar ai.

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika