Njohësi i çështjeve lokale, Shemsi Jashari, ka komentuar rezultatet e balotazhit, duke thënë se është befasuar me epilogun në disa komuna, veçanërisht në Obiliq dhe Mitrovicën e Jugut.
“Në fakt, më ka befasuar rezultati i Obiliqit dhe i Mitrovicës së Jugut. Kam pritur që Arian Tahiri ta fitojë Mitrovicën dhe Xhafer Gashi të vazhdojë qeverisjen në Obiliq”, tha Jashari në emisionin FIVE.
Ai shtoi se në Mitrovicë është vërejtur “presion dhe përdorim i aseteve shtetërore” nga niveli qendror gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve.
Sipas tij, rezultati në Mitrovicë “nuk është diçka për të cilën Lëvizja Vetëvendosje do të duhej të krenohej”.
“Tani diferenca ishte mbi 2 mijë vota, nëse e shohim nuk është pak por nëse e shohim insistim edhe presionin që gjatë gjithë ditës dhe javës së fundit që zoti Kurti vetëm sa nuk është zhvendosur me zyrë ne Mitrovicë, nuk është rezultat i madh, domethënë përdorimi i gjithë atyre mjeteve edhe aseteve të shtetit të qeverisë dhe taksave tona për të ndërhyrë ose ndikuar në ndërrimin e një rezultati në përballje me një kandidat që ka treguar se është i përgatitur me atë që e ka bërë në fushatë. Dhe mendoj se nuk është rezultat për të cilin do të duhej të krenohej LVV-ja”, ka deklaruar ai.