Nis dëshminë Christopher Hill, thotë se UÇK-ja nuk kishte udhëheqës

Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill, ka nisur dëshminë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerevë të UÇK-së në Hagë. Ai ka folur për UÇK-në dhe se e kishin pasur të vështirë të gjejnë një person që ishte udhëheqës. Hill foli edhe për sulmin ndaj familjes Jashari, ndërkohë që tha se askush përveç Sllobodan Milloshevqit nuk i ka thënë atij se Hashim Thaçi ishte i përfshirë në tortura ose në abuzime të të drejtave të njeriut

Diplomati amerikan Christopher Hill është dëshmitari i radhës që ka nisur të dëgjohet në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka folur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për kohën sa kishte qenë i dërguar special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë nga 1998.

Hill u pyet se kur ishte kontakti i pari me pjesëtarë të UÇK-së, dhe tha se ishte e vështirë të gjendej një udhëheqës i tyre.

“Kjo është përgjigje e thjeshtë për t’u përgjigjur. Do të duhej të ishte kështu, por nuk është përgjigje e thjeshtë. Problemi i madh natyrisht është se me UÇK-në ishte paaftësia dhe pamundësia për të gjetur një udhëheqje aty, për të gjetur njerëz që flisnin me autoritet aty”, ka deklaruar Hill.

Hill gjatë dëshmisë së tij foli edhe për deklaratat e Robert Gelbard, që e kishte quajtur UÇK-në terroriste.

“Ai e konsideronte UÇK-në si terroriste. Kjo ishte në shtyp. Kjo ishte koment që ai bëri për shtypin dhe kjo ndodhi, menjëherë pak kohë më pas një incidenti ku forcat e sigurisë serbe rrethuan shtëpinë e familjes Jashari dhe për pasojë të gjithë u vranë aty. Ky ishte shpërthim i madh i veprimeve armiqësore pra. Pati shumë kritika për deklaratën e Gelbard se UÇK-ja ishte terroriste dhe kjo njëfarë mënyrë kishte shkaktuar këtë ngjarje të veçantë të shkaktuar nga forcat e sigurisë serbe”, ka deklaruar ai.

Ish-ambasadori i SHBA-së në Serbi tha se kur kishte ardhur në Kosovë gjatë 1998 e kishte kuptuar se roli i tij si diplomat ishte që të ofrojë një mbështetje ose zgjidhje politike dhe rrjedhimisht të ndihmojnë që të zmbrapsen forcat në Kosovë nga dhuna në rritje.

Ky është dëshmitari i pestë i Mbrojtjes së Thaçit, deri më tash, ndërkohë që kanë mbetur vetëm edhe dy dëshmitarë për tu dëgjuar.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi tash e 5 vite janë në paraburgim për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika