Procesi i numërimit të votave në Mitrovicë është ndalur pasi në Qendrën e Numërimit janë futur kryeprokurori i Mitrovicës, Njazi Rexha, dhe prokurori Shpëtim Peci ka thënë Ermal Pandur në Debat Plus.
Prania e përfaqësuesve të Prokurorisë vjen pas raportimeve për parregullsi gjatë procesit të numërimit, ndërsa burime nga terreni bëjnë të ditur se hetimet po vazhdojnë për të verifikuar të gjitha ankesat dhe pretendimet për manipulime.
Aktualisht, procesi i numërimit është pezulluar deri në përfundimin e veprimeve të organeve kompetente.
LIdhur me këto dyshime ka pasur reagime edhe nga PDK.
Deputeti i PDK-s ngre dyshime për manipulim votash në Mitrovicë: Jo tren bullgar, por tren qeveritar