Atentat pranë Aeroportit të Rinasit, një i vdekur dhe një i plagosur

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mesditën e së martës pranë Aeroportit të Rinasit, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një atentati me armë zjarri.

Sipas të dhënave paraprake, autorët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje në drejtim të një makine tjetër ku ndodheshin viktima dhe i plagosuri.

Pas sulmit, automjeti i të dyshuarve është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë momente dramatike, ku qytetarët kanë tentuar të thyejnë xhamat e makinës për të ndihmuar viktimat e sulmit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve si dhe zbardhjen e motiveve të atentatit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika