Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik të Kosovës (KDI) ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Mitrovicën e Jugut pas problemeve të evidentuara me fletëvotimet, duke paralajmëruar se mungesa e transparencës nga institucionet zgjedhore e vë në pikëpyetje integritetin e procesit.
Në një reagim publik, Cakolli thekson se çdo fletëvotim i cili nuk ka përputhje ndërmjet kodit të vendvotimit dhe qendrës ku është votuar, duhet të shpallet i pavlefshëm, duke shtuar se ky hap, megjithatë, nuk mjafton për të zgjidhur thelbin e problemit.
Sipas tij, mungesa e një komunikimi të qartë dhe zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për shkallën e problemit dhe bartja e përgjegjësisë te kompania CETIS, e cila kishte raportuar për një defekt teknik në procesin e printimit të fletëvotimeve, e kanë bërë rastin edhe më të paqartë.
“Pikë së pari, çdo fletëvotim të cilit nuk i përputhet kodi i vendvotimit me atë ku është votuar, duhet të shpallet i pavlefshëm. Por edhe kjo, në vetvete, nuk garanton se problemi është adresuar në tërësi. Sepse thelbi nuk është vetëm gabimi teknik, por përmasat e tij – pra, sa fletëvotime janë prekur, në cilat vendvotime, dhe a ka pasur ndikim në rezultat. Pa këtë informacion, askush – e sidomos KQZ-ja – s’mund të flasë për integritet të paprekur të zgjedhjeve.