Ish-diplomati amerikan Christopher Hill, dëshmitar në procesin gjyqësor në Hagë, ka folur për rolin e ish-zyrtarëve amerikanë gjatë negociatave të Marrëveshjes së Rambujesë në vitin 1999 dhe për qasjen që Shtetet e Bashkuara kishin ndaj delegacionit kosovar.
Hill u pyet lidhur me një deklaratë të mëparshme për James Rubin, atëherë zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, dhe mënyrën se si ky e kishte trajtuar Hashim Thaçin gjatë bisedimeve të Rambujesë.
Sipas Hill, Rubin kishte shprehur një mbështetje të dukshme ndaj Thaçit.
“Kjo është në përputhje me mendimin tim që ai ishte në favor të Thaçit që të bëhej udhëheqës i Kosovës”, ka thënë Rubin.
Në një moment tjetër të seancës, Hill u pyet nëse ishte në dijeni se Hashim Thaçi kishte udhëtuar në Shqipëri ndërmjet raundit të parë të bisedimeve në Rambuje dhe atij në Paris.
Ai pranoi se fillimisht nuk kishte informacione, por më vonë kishte mësuar për vizitën.
“Shtetet e Bashkuara ishin në kontakt me Shqipërinë dhe e dinin se shteti shqiptar mbështeste procesin e Rambujesë”, ka shtuar Hill.