Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, duke siguruar numrin e nevojshëm të deputetëve me mbështetjen e Duda Baljes, përfaqësuese e komunitetit boshnjak dhe kryetare e Partisë Sociale Demokratike Unike (SDU).
Lajmi është konfirmuar për televizionin Dukagjini nga zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.
Edhe pse partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka vetëm pesë deputetë, një më pak se minimumi i kërkuar prej gjashtë anëtarësh për formimin e grupit, bashkimi me deputeten Balje i ka mundësuar AAK-së të përmbushë këtë kusht procedural.
AAK ishte pjesë e koalicionit parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate, por pas zgjedhjeve, Fatmir Limaj kishte zgjedhur të largohej nga kolacioni.
