Gjykata Supreme ka refuzuar pesë ankesa që janë paraqitur kundër vendimeve të PZAP-së.
Ankesat kanë qenë nga kandidatë për asamble në Fushë Kosovë, Deçan, Viti dhe Drenas, njofton Dukagjini.
Në rastin e parë, me numër lënde AA.nr. 113/2025, është refuzuar si e pabazuar ankesa e kandidatit për asamblist në Komunën e Fushë Kosovës, nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës, Ardian Elshani, paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.393/2025, të datës 07.11.2025.
Në rastin e dytë me numër lënde AA.nr.114/2025, është refuzuar si e pabazuar ankesa e kandidat për asamblist në Komunën e Deçanit, nga radhët e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës, Besart Lokaj, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.372/2025, e datës 05.11.2025.
Në rastin e tretë me numër lënde AA.nr.115/2025, është refuzuar si e pabazuar ankesa e kandidatit për asamblist në Komunën e Vitisë, nga radhët e Subjektit Politik Nisma Socialdemokrate, Vegim Ymeri, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.414/2025, të datës 07.11.2025.
Në rastin e katërt, me numër lënde AA.nr.116/2025, është refuzuar si e pabazuar ankesa e kandidatëve për asamblistë në Komunën e Gllogocit, nga Subjekti Politik Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Lestrani dhe Besnike Fazliu, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.416/2025, të datës 10.11.2025.
Në rastin e pestë me numër lënde AA.nr.118/2025, është refuzuar si e pabazuar ankesa e kandidatit për asamblist në Komunën e Gllogocit, nga subjekti politik: Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin (PDKRLL), Labinot Halilaj, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL. Anr.410/2025, të datës 07.11.2025.
