Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku ku u përfshin tri vetura.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Zajm të Klinës në magjistralen Pejë-Prishtinë, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi.
Gashi, mes tjerash, bëri të ditur se të shtatë personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
“Policia është njoftuar se rreth orës orës 18:40 për një aksident trafiku të ndodhur në magjistralen Pejë–Prishtinë, saktësisht në fshatin Zajm të Klinës. Në aksident janë përfshirë tre vetura, ndërsa si pasojë e përplasjes shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. Njësitë kompetente të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë me hetimin e shkaqeve të aksidentit”, tha Gashi.