OKB-ja bën thirrje për sigurimin e furnizimeve për strehim në Gaza mes kushteve të vështira të motit

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka bërë thirrje për furnizimin e materialeve për strehim në Rripin e Gazës së shkatërruar nga lufta, teksa shirat e rrëmbyeshëm përmbytën tendat e civilëve të zhvendosur mes kushteve të tmerrshme humanitare.

“Dimri ka ardhur në Gaza. Shirat e dimrit në Gaza po i bëjnë kushtet edhe më të dëshpëruara. Familjet strehohen kudo që të munden, përfshirë edhe në tenda të improvizuara”, thuhet në njoftimin e UNRWA, shkruan Anadolu, transmeton Dukagjini.

Agjencia e OKB-së përsëriti se ajo i ka furnizimet për strehim që nevojiten urgjentisht në Gaza për “të ndihmuar njerëzit të kalojnë dimrin”.

Sipas Mbrojtjes Civile të Gazës, dhjetëra tenda që strehojnë palestinezë të zhvendosur u përmbytën në Al-Mawasi në qytetin Khan Younis të Gazës.

Që nga mëngjesi i të premtes, Rripi i Gazës ka qenë nën ndikimin e një sistemi të presionit të ulët të shoqëruar nga një masë ajri të ftohtë dhe reshje të dendura të shiut, duke përkeqësuar vuajtjet e 1.5 milionë civilëve të zhvendosur në enklavën e shkatërruar nga lufta.

Izraeli vazhdon të bllokojë hyrjen e materialeve të strehimit si tendat dhe shtëpitë mobile, duke shkelur detyrimet e tij sipas marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor.

Shiu i rrëmbyshëm përmbyt tendat që strehojnë civilët e zhvendosur në Gaza

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika