Etiopia konfirmon shpërthimin e virusit vdekjeprurës ‘Marburg’

Qendrat Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC e Afrikës) kanë konfirmuar një shpërthim të virusit vdekjeprurës ‘Marburg’ në jug të vendit.

Virusi ‘Marburg’ është një nga patogjenët më vdekjeprurës të njohur. Ashtu si Ebola, ai shkakton gjakderdhje të rëndë, ethe, të vjella dhe diarre dhe ka një periudhë inkubacioni 21-ditore, shkruan The Guardian, transmeton Dukagjini.

Gjithashtu si Ebola, ai transmetohet nëpërmjet kontaktit me lëngjet e trupit dhe ka një shkallë vdekshmërie midis 25% dhe 80%.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus i Etiopisë, konfirmoi të premten se të paktën nëntë raste ishin zbuluar në Etiopinë jugore, dy ditë pasi CDC e Afrikës u njoftua për një virus të dyshuar hemorragjik në rajon.

“Sëmundja e virusit Marburg (MVD) është konfirmuar nga Laboratori Kombëtar i Referencës (në Etiopi). Hetime të mëtejshme epidemiologjike dhe analiza laboratorike janë duke u zhvilluar dhe lloji i virusit i zbuluar tregon ngjashmëri me ato të identifikuara më parë në Afrikën Lindore”, thuhet në deklarimin e CDC-së.

Tutje bëhet e ditur se autoritetet shëndetësore etiopiane kishin vepruar shpejt për të konfirmuar dhe për të përmbajtur shpërthimin në zonën Jinka.

Një epidemi e virusit ‘Marburg’ la të vdekur 10 persona në Tanzani në janar përpara se të përfundonte në mars.

Ruanda tha në dhjetor 2024 se kishte arritur të zhdukte epideminë e saj të parë të njohur të Marburg, e cila shkaktoi 15 vdekje.

Nuk ka vaksinë të miratuar ose trajtim antiviral për virusin ‘Marburg’, por rehidrimi oral ose intravenoz dhe trajtimi i simptomave specifike rrit shanset e pacientëve për mbijetesë.

Vitin e kaluar, Ruanda testoi një vaksinë eksperimentale nga Instituti i Vaksinave Sabin me bazë në SHBA.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika